​Dy supersfida sot në futbollin e Kosovës

Futboll

​Dy supersfida sot në futbollin e Kosovës

Më: 4 maj 2023 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Superliga e Kosovës në futboll sjellë sot dy supersfida, të vlefshme për xhiron e 32-të të këtij edicioni.

Kampioni në fuqi, Ballkani e pret në Suharekë skuadrën e Prishtinës, me fitoren si objektivin e vetëm për ta rikthyer pozitën e parë, të cilën momentalisht e mban Drita me vetëm një pikë më shumë.

Nga ana tjetër, Prishtina po lufton për një vend në garat evropiane për sezonin e ardhshëm dhe një humbje eventuale do ta largonte përfundimisht nga ky objektiv. Skuadra e Currit ka 42 pikë në vendin e katërt.

Sfida tjetër interesante do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, aty kua Llapi e pret liderin e tabelës, Dritën.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka kërkuar mbështetjen e tifozëve para kësaj sfide.

Të dy ndeshjet nisin nga ora 15:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat