Trajneri i Aston Villa, Unai Emery, dëshiron në skuadrën spanjollin e Atletico Bilbaos, Nico Williams.
Klubi nga Birminghami prej kohesh është vënë në lëvizje për një sulmues.
20-vjeçari vlerësohet shumë nga drejtuesit e klubit nga Birmingami. Që prej vitit 2021 ai është pjesë e ekipit të parë të Athletic Bilbao.
Williams numëron 9 gola dhe 6 asiste.
Sulmuesi, i cili në shtatorin e vitit të kaluar debutoi me kombëtaren e Spanjës, ka kontratë me klubin bask deri në verën e vitit 2024.
“Sezonin e kaluar na shkatarruan”, Xhaka paralajmëron shokët: Të kthehemi në Londër me 3 pikët
Me një klauzolë largimi 50 milionë euro. Mbetet për t’u parë lëvizja e radhës nga drejtori i ri i klubit, Mateu Alemany.
Aston Villa po paraqitet shumë mirë me Unai Emery në pankinë.
Skuadra ndan vendin e gjashtë në Premier League me Tottenhamin dhe po garon për një biletë europiane.