Shkëndija U18 është kualifikuar për në finale të kupës së Maqedonisë Veriut në konkurrencën e kadetëve, pas triumfit të sotëm kundër KF Kumanova me rezultat 3:0.
Golat për ekipin që drejtohet nga trajneri ambicioz Mensur Jakupi i shënuan: Florom Asani në minutën e 6-të, Armir Isa në të 75-ën dhe Daut Karimani në minutën e 80-të.
Kështu kuqezinjtë e vegjël (të lindur në vitin 2005) në finale do të përballen me Vardarin në Ohër më 18 maj.
Me këtë sukses Shkëndija U18 i është bashkuar gjeneratës U16 dhe asaj U19 për në finale të kupës së vendit për grupmoshat e reja.
Sa i përket KF Kumanova, edha ata bënë një paraqitje të mirë, duke iu kanosur në disa raste ekipit nikoqir.
“Djemtë” e trajnerit të njohur Erkan Jusuf njëherë qëlluan shtyllën, njëherë traun e portës vendëse, dhe një gol iu është anuluar.