Kombëtarja U18 e Maqedonisë ka pësuar humbje në ndeshjen e parë kontrolluese ndaj përzgjedhjes përkatëse të Malit të Z,i në stadiumin Topolicë në Tivar.
Të zgjedhurit e përzgjedhësit Vujadin Stanojkovic luajtën dobët, duke u mposhtur 3:0 nga nikoqiri.
Skrobanovic e shënoi golin e epërsisë për Malin e Zi në minutën e 29-të të ndeshjes. Vukçeviç e bëri 2:0 në minutën e 43-të, kurse rezultati final 3-0 u shënua nga Perovic në minutën e fundit të ndeshjes.
Maqedonia: Daniel Dikovski, M. Dimitrievski, Andrej Velkov, Anes Meliqi, Altin Nuredinovski, Nikola Manojlov, David Ristovski, Aliji Aljtin, Matej Gashtarov;
Përzgjedhës: Vujadin Stanojkoviq.