Pioli: Kështu mbetemi pa Champions

Futboll

Pioli: Kështu mbetemi pa Champions

Më: 4 maj 2023 Në ora: 12:20
Tifozët

Blof i Milanit në San Siro.

Kuqezinjtë lanë dy pikë të rëndësishme për objektivin Champions.

Zhgënjimi është i madh pas barazimit 1-1 ndaj Cremoneses.

Trajneri Stefano Pioli nuk i kurseu kritikat në deklaratën pas ndeshjes.“Duhet të ndërrojmë marsh, përndryshe do e kemi të vështirë të kualifikohemi në Champions.

Duhet të rikthehemi të fitojmë.

Na mungon vendosmëria e duhur për të zhbllokuar ndeshjet.

Prisja më shumë thellësi, si te goli që na u anulua nga VAR-i.

Nuk po ia dalim të fitojmë ndeshjet që duhen fituar. Kjo nuk ka lidhje me fatin, tregon se na mungon diçka“, theksoi Pioli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat