Divorci i mbrojtësit të PSG-së, Ashraf Hakimi me aktoren Hiba Abouk është cilësuar si një ndër më të bujshmit.
Arsyeja përse çështja mori përmasa të mëdha, ishte kalimi i të gjithë pasurisë së futbollistit në emrin e nënës së tij Sadia Mouthi.
E gjithë kjo lëvizje e marokenit u bë që nëna e fëmijëve të tij të mos merrte asnjë para tij.
Shumë fansa e kanë vlerësuar Hakimin për zgjedhjen e bërë, duke kritikuar aktoren libiane.
Kjo e fundit iu është përgjigjur të gjithë ndjekësve në programin “Socialite dhe Salvame”:
Është e tmerrshme që më konsiderojnë interesaxhie.
Kjo është bota e meshkujve në të cilën jetojmë. Kur filluam lidhjen, ai nuk fitonte para dhe unë isha më e njohur se ai, e imagjinoni.
Por tani nuk më prek më asgjë që njerëzit thonë, dua të jem e matur që të asgjë të mos ndikojë tek fëmijët tanë. Besoj në drejtësi dhe në idenë që janë në anën time”, shtoi ai.