Pamjet nga kamerat e sigurisë të klubit të natës “Sutton” rezultojnë të jenë thelbësore në hetimin e çështjes ‘Alves’. Sipas atyre që kanë mundur t’i shohin, ato tregojnë se si futbollisti hyn fillimisht në banjë dhe dy minuta më vonë kur futet vajza.
Një nga argumentet e mbrojtjes së të resë është se braziliani në fakt hyri i pari në atë vend dhe prej andej kërkonte që ajo ta shoqëronte. Në deklaratën e fundit para hetuesve, ish-lojtari i Barçës shpjegoi se si kishin qenë realisht gjërat, sipas tij:
“Kur hyra në tualet, urinova dhe dy-tri minuta më vonë dola.
Dhe kur dola, vajza do të më takonte dhe praktikisht u përplasa me të, kur unë hapi derën.
Nuk është se dola për ta thirrur përsëri, por kur po ikja e gjeta praktikisht te dera.
Dhe me derën e hapur të banjës, ajo hyri fillimisht dhe më pas hyra unë”.
Kështu do të shpjegohej fakti që në derën e banjës pasqyroheshin këpucët e bardha të futbollistit.
Megjithatë, ai këmbëngul se nuk kishte insistuar kurrë për marrëdhënien seksuale, por gjithçka ndodhi me pëlqimin e vajzës, që më pas e denoncoi për përdhunim.