Sulmuesi argjentinas Lionel Messi është vënë nën shënjestër nga të gjitha anët dhe aventura e tij te PSG duket drejt fundit.
Edhe tiozët e skuadrës pariziene kanë dalë kundër tij, ndërkohë që kampioni i botës është pezulluar dy javë nga klubi pas udhëtimit të paautorizuar në Arabi.
Gjithsesi, në vendlindje ai është një idhull dhe mediat vendase i kanë dalë në mbrojtje. “PSG nuk do të jetë kurrë një klub i madh siç është Lionel Messi.
Prishja e marrëdhënieve me tifozët ka një vit që ka ndodhur, kur Leo nuk i priti mirë fërshëllimat në stadium pas eliminimit nga Real Madrid në Champions League”, shkruajnë mediat argjentinase.
Mediat shkojnë edhe më tej, duke përdorur fjalën “idiot” në komentet e tyre. “Te PSG nuk kanë fituar kurrë aq sa Messi.
Ato janë nëj grup idiotësh që e akuzojnë dhe fyejnë, përfshi edhe tifozët. Leo po fyhet nga një grup tifozësh idiotë, por Messi i ka të gjitha atributet që nuk i gjen te lojtarët e tjerë të PSG”.