Stuhia e Messit ka pushtuar PSG-në, por lamtumira tashmë e sigurt e kampionit argjentinas mund të jetë e mirë për klubin francez.
Në fakt, ish-ylli i Barcelonës fiton 41 milionë euro në vit dhe kursimi i një shume të konsiderueshme mund t’i lejojë Luis Campos të ketë më shumë liri veprimi për të forcuar ekipin.
Shtypi francez raporton se klubi francez është i lidhur me shumë emra. Largimi i mundshëm i Messit dhe Neymar mund të bënte klubin të kursente më shumë, dhe këto kursime të investoheshin në merkato.
Përveç Milan Skriniar i cili mund të quhet një lojtar i tyre, vëllezërit Marcus dhe Khephren Thuram, Manu Kone, Todibo, Diaby dhe Randal Kolo Muani mund të jetë objektivat madhore të klubit për sezonin e ri.
Në sirtarin e ëndrrave, PSG mban aty emra si Victor Osimhen, Bernardo Silva, Laporte, Lucas Hernandez, Ndicka, Tomori dhe Olise.
Mediat franceze thonë se PSG do të tentojë shumë prej këtyre lojtarëve që t’i transferojë në “Parc des Princes”, dhe që të ndërtojë një ekip komplet të ri.