Vitet e 90-ta, vitet që nuk do të harrohen kurrë sa të ekzistojë njerëzimi, Kosova u okupua nga pushtuesi serb.
Shkollat dhe Universiteti u mbyllen, punëtorët shqiptarë u largua nga puna, stadiumet dhe objektet sportive u uzurpuan nga regjimi serb.
Një fotografi interesante është e klubit të futbollit Prishtina, kur ishte kampion vjeshtor në vitin 1996, në petkun e saj luanin shumë emra të njohur, disa që kishin luajtur edhe në ligën e parë të ish Jugosllavisë, si Arbnor Morina, Aftim Tovërlani, Muharrem Sahiti, Jusuf Tortoshi – kryetrajner, ndërsa në Ligën Dytë kishin luajtur Eroll Salihu, Abdullah Rafuna, Ahmet Beselica (portier).
Klubi i futbollit Prishtina - gjenerata e sakrificës, kampion vjeshtor në vitin 1996.
Në këmbë nga e majta, rreshti i tretë: Nexhmedin Statovci (fiziterapeut), Afrim Tovërlani, Arianit Ahmeti, Qazim Humolli, Ahmet Beselica, Shilek, Luan Dibra, Statovci dhe Florim Humolli.
Nga e majta rreshti i dytë: Bahri Berisha (trajner), Bajgora, A. Gashi, Shinasi Berisha (drejtor), Muharrem Sahiti, Beqir Aliu (kryetar), Suad Keçi, Eroll Salihu, Arbnor Morina dhe Ahmet Kurtolli (nënkryetar).
Ulur nga e majta, rreshti i parë: Abdullah Rafuna, Milaim Humolli, B. Gashi, Fatmir Namani, Arbon Desku (anëtar i kryesisë), Jusuf Tortoshi (kryetrajner), Zymber Zeqiri (nënkryetar), Visar Aliu dhe Hysni Dragaçina.