Agjenti i FIFA-s trondit tifozët e Barcelonës

Futboll

Agjenti i FIFA-s trondit tifozët e Barcelonës

Më: 4 maj 2023 Në ora: 14:59
Lionel Messi

Lionel Messi do të largohet nga Paris Sen Zhermeni në fund të sezonit, raportojnë mediat më të mëdha ndërkombëtare.

Destinacioni i radhës i futbollistit argjentinas pritet të jetë Barcelona, edhe pse raportimet thonë se ai ka marrë edhe ofertë nga klubi arab, Al-Hilal. Këtë e deklaroi edhe Marko Kirdemir, një agjent i FIFA-s i cili mban marrëdhënie të mira me kreun e PSZH-së, Al-Khelaifin dhe mbretin e Arabisë Saudite.

“Ai ka një ofertë prej 600 milionë dollarësh nga Al-Hilal, skuadra e Mbretit. Messi udhëtoi në Arabinë Saudite për të parë vendin ku mund të jetonte. Nëse familja e tij jep dritën jeshile, ai do të luajë në Arabinë Saudite”, tha Kirdemir, njofton Marca.

Al Hilal raportohet se i ka ofruar më shumë se 350 milionë funte në vit Lionel Messit.

Argjentinasi u pezullua pasi bëri atë që PSZH e konsideron si një vizitë të paautorizuar dy-ditore në Arabinë Saudite këtë javë dhe nuk do të stërvitet me skuadrën ose nuk do të paguhet për dy javë.

Messi u bashkua me parisienët në verën e vitit 2021 me një kontratë që përfshin një opsion për një sezon të tretë, por që nuk do të aktivizohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat