Jo vetëm Bellingham

Futboll

Jo vetëm Bellingham

Më: 4 maj 2023 Në ora: 15:01
Stadiumi i Realit

Pasi mediat spanjolle konfirmuan lajmin se Jude Bellingahm do të jetë pjesë e Real Madrid sezonin e ardhshëm, skuadra madrilène po përgatitet për të mbyllur dy goditje të tjera të rëndësishme në merkato.

Sipas “Diario AS”, dy objektivat e ardhshëm të “los blancos” vijnë nga Premier League dhe ata janë sulmuesi Harry Kane e mbrojtësi Reece James.

I pari luan me Tottenham dhe është pranë divorcit, duke parë se kontrata i skadon pas një viti dhe rezultatet me Spurs janë zhgënjyese. Ai do të jetë sulmuesi që Real kërkon prej muajsh, duke parë se Benzema është 34 vjeç.

Ndërsa mbrojtësi luan me Chelsea dhe konsiderohet si një përforcim i rëndësishëm për Real Madrid, që këtë sezon ka patur shpesh probleme në atë repart.

James pritet të zërë vendin e Dani Carvajal, që nuk po paraqitet mirë këtë sezon.

Ndër emrat e tjerë që përfliten në merkaton e Real Madrid janë edhe Gabri Veiga që luan me Celta Vigo e Dusan Vlahovic, që luan me Juventus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat