Neymar dërgon mesazh paqeje!
Neymar ka dashur të qetësojë atmosferën e tensionuar me tifozët e Paris Saint-Germain dhe pak orë pas protestës së organizuar jashtë shtëpisë së tij ka dërguar mesazhin e tij të paqes.
Pak më vonë ylli brazilian ka dashur të qetësojë situatën përmes një stori në Instagram që ka publikuar në llogarinë e tij.
“Mos i lini të tjerët të ju hedhin në stuhinë e tyre, vendosuni në qetësinë tuaj”, ka shkruar Neymar.