Kupa e Botës ishte një nga momentet më të dobëta për Lautaro Martinez. Ai nuk arriti të shënojë asnjë gol për kombëtaren dhe rastet që kishte ishin të panumërta.
Duket se sulmuesi i Interit e ka hedhur pas atë periudhë të vështirë dhe është rikthyer ashtu siç ishte më parë.
“Toro” ka shënuar 15 gola në të gjitha kompeticionet me klubin “zikaltër”. Ndodhet në vendin e dytë të golashënuesve në Serie A pas nigerianit të Napolit, Victor Osimhen. Pasi Argjentina fitoi kompeticionin, yjet e saj janë duke zhvilluar peformanca impresionuese për klubet e tyre respektive.
Lionel Messi ka shënuar 12 gola në 20 ndeshje me PSG. Dybala ka shënuar 9 gola pas Botërorit. Di Maria 7 gola dhe Julian Alvarez 8 gola.