Kombëtarja mëson datat e ndeshjeve

Futboll

Kombëtarja mëson datat e ndeshjeve

Më: 4 maj 2023 Në ora: 16:46
Pamje nga një ndeshje

Kombëtarja shqiptare për vajzat është njohur pak ditë më parë me skuadrat kundërshtare që do të ketë në Ligën e Kombeve, aty ku së bashku me Shqipërinë do të jenë edhe Irlanda e Veriut, Hungaria dhe Irlanda.

Ditën e sotme, UEFA ka zbardhur edhe kalendarin që skuadra do të ketë, ku fillimisht do të debutojmë ndaj Hungarisë në shtëpi në datën 22 shtator të këtij viti teksa eliminatoret do të mbyllen në datën 6 dhjetor në transfertë ndaj Hungarisë.

Ekipi Kombëtar do të luajë 2 ndeshje në shtator, 2 ndeshje në tetor dhe dy ndeshjet e fundit në muajin dhjetor. Skuadra jonë është në Grupin B1.

Kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë së vajzave në grupin B1:

22/09/2023 Shqipëri – Hungari

26/09/2023 Irlandë e Veriut – Shqipëri

27/10/2023 Irlandë – Shqipëri

31/10/2023 Shqipëri – Irlandë

01/12/2023 Shqipëri – Irlandë e Veriut

06/12/2023 Hungari – Shqipëri

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat