Kampioni shmang humbjen në fund nga Prishtina

Futboll

Kampioni shmang humbjen në fund nga Prishtina

Nga: K. G. Më: 4 maj 2023 Në ora: 17:03
Prishtina

Ballkanin tani ka bërë një hap pas në luftë për titullin e kampionit.

Skuadra me renome Prishtina ka barazuar me rezultat 1:1 në Therandë ndaj Ballkanit.

Kampioni në fuqi në fund e ka shmangur humbjen.

Prishtina kaloi në epërsi me golin e Leotrim Kryeziut në minutën e 45+3.

Në minutën e 90+5, Albion Rrahmani nga rreth 11-12 metra ka barazuar rezultatin, duke shënuan në këndin e djathtë të Prishtinës.

Drita kryeson me 66 pikë pas 32 javësh, duke e lënë pas Ballkanin me 63, Gjilani ka 50, Prishtina 43, Dukagjini 41, Llapi 41 pikë etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat