Prishtina ka arritur të marrë një pikë të madhe në udhëtim te Ballkani 1:1.
Kryeqytetasit ishin duke fituar deri në fund, por një gol i Albion Rrahmanit bëri që sfida të përfundonte baras.
Trajneri i Prishtinës, Debatik Curri ka thënë se është zhgënjyese kur pranon gol në minutat e fundit të ndeshjes.
“Është shumë zhgënjyese kur pëson gol në fund të ndeshjes, por më duhet të përgëzoj lojtarët për angazhimin e madh që e treguan.
Ballkani ka një super ekip dhe këtë e kemi pasur parasysh, kështu që nuk kemi pritur në bëjmë ndonjë paraqitje të mirë por e kemi ditur se mund ti godasim dhe ashtu ndodhi.
Megjithatë, nuk arritëm ta mbajmë epërsinë deri në fund por barazimi në Suharekë për ne është një rezultat i mirë”, është shprehur Curri pas ndeshjes.
“Para ndeshjes do të ishim të kënaqur edhe me barazimin, por gjatë ndeshjes ishim shumë afër fitores që do të ishte e rëndësishme për ne.
Tani, na mbetet të përgatitemi sa më mirë për ndeshjet tjera dhe të japim më të mirën për të parë se ku do të përfundojmë”, tha Curri.