Roma në telashe para sfidës me Interin. Dy barazime radhazi 1-1 kanë zbritur verdhekuqtë poshtë katërshes së renditjes, teksa të shtunën djemtë e Mourinhos do të presin në “Olimpico” Interin e Simone Inzaghit.
Trajneri portugez është në telashe para kësaj sfide, pasi ka plot 7 mungesa të sigurta, siç janë mbrojtësit Smalling, LLorente, Karsdorp e Kumbulla, të dëmtuar, por edhe Zeki Çelik i pezulluar, teksa listës i shtohen edhe dy sulmuesit italianë, Belloti e El Sharawi.
Krahas tyre, në dyshim janë edhe Wijnaldum e Dybala, të cilët nuk luajtën asnjë minutë mbrëmjen e të mërkurës ndaj Monzës dhe nuk dihet ende me siguri nëse do të jenë në gjendje të aktivizohen ndaj zikaltërve.
Ndërkohë, sit ë mos mjaftonte kjo, kundërshtari vjen në formën më të mirë, me tre ndeshje radhazi të fituara, që e kanë ngjitur në vendin e katërt.