Në ndeshjen e djeshme Interi arriti të fitonte me shifrat 0-6 ndaj Veronës.
Vetëm 10 minuta loje kishte për Kristjan Asllanin që hyri në fushë në minutën e 80.
Por ndryshe nga mesfushori shqiptar, fushën nuk e prekën Lukaku dhe Correa.
Kur ishte mes tre zgjedhjeve për zëvendësimin e fundit, Inzagi vendosi Asllanin.
“Dazn” ka treguar historinë interesante teksa trajneri i Interit i ka arsyetuar zgjedhjen e tij Lukakut dhe Correa:
“Më falni, por tani hyn vetëm Asllani”.