Jassim Al Thani, president i një prej bankave më të mëdha në Katar (QIB, ed) dhe nipi i numrit një të PSG-së, synon të blejë Manchester United.
Ndryshe nga thashethemet e qarkulluara ditët e fundit, nëse arrin të marrë klubin e Djajve të Kuq, ai nuk do të synojë që të blejë Neymar, por Kylian Mbappe, Kingsley Coman dhe Eduardo Camavinga, me dy të parët që luajnë te PSG dhe i treti me Real Madridin.
Pronarët e Manchester United, edhe pse janë përfolur në muajt e fundit që e kanë nxjerr në shitje klubin, deri më tani nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar.
Nëse Al Thani do të blejë United, atëherë do të sfidojë City-in, që nga ana tjetër prej vitesh shijon investimet e mëdha arabe.