Skuadra e futbollit Ferizaj mbetet pa mbrojtësin e shquar, Filip Gligorov.
Futbollisti maqedonas për shkak të lëndimit, i nënshtrohet operimit.
“Mbrojtësi ynë i djathtë, Filip Gligorov, që u lëndua në ndeshjen e djeshme kundër Drenicës, sot i është nënshtruar operimit. Lajmi i mirë është që Gligorov e ka kaluar me sukses këtë intervenim kirurgjik.
Ai u detyrua që të largohet nga fusha në pjesën e parë pas një dueli në mesin e fushës.
Pas ekzaminimeve mjekësore, u konstatua se ai kishte thyer klavikulën e djathtë.
Operimi u krye në spitalin “Acibadem Sistina” në Shkup.
Filipit, mbrojtësit të djathtë, më cilësor e profesional në Superligë, i urojmë shërim e rikthim sa më të shpejtë në fushën e gjelbër”, njofton FC Ferizaj.