Vallecano ka arritur tre pikë që ia përforcojnë edhe më shumë mesin e tabelës në kampionatin spanjoll.
Rayo Vallecano ka triumfuar me rezultat 2:1 ndaj Valladolidit.
Futbollisti shqiptar, Ivan Balliu u paraqit titullar për skuadrën nga Madridi, duke iu gëzuar fitores.
Golat për Vallecanon i realizuan de Toma (44'), Camello (80') dhe për Valladolidin shënoi Leon (84')
Pas javës së 33-të, Vallecano renditet në vend të nëntë me 46 pikë e Valladolid i 16-ti me 35.
Valladolidi është në një pozitë të pafavorshme, një pikë larg pozitës që shpie një rang më poshtë.