De Laurentiis: Fitojmë Champions League nëse arbitrat nuk na pengojnë

Futboll

De Laurentiis: Fitojmë Champions League nëse arbitrat nuk na pengojnë

Më: 5 maj 2023 Në ora: 11:05
Aurelio De Laurentiis

Napoli po festoj titullin e tretë në histori, që erdhi pas një dominimi absolut dhe shumë fitoreve të paharrueshme.

Presidenti Aurelio De Laurentiis, i cili është tepër ambicioz, tani ëndërron fitimin e Champions League.

“Shpresoj të kemi nisur një epokë të re fituese. Tani duhet të fitojmë Champions League.

Do të synojmë triumfin në atë kompeticion, gjithmonë nëse arbitrat nuk do të na pengojnë“, u shpreh De Laurentiis.

Napoli nuk fitonte Serie A prej vitit 1990. Barazimi 1-1 në Udine solli zyrtarizimin kampionë djemve të Spallettit pesë javë përpara fundit të kampionatit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat