Pas thyerjes së rekordit të më shumë golave brenda një sezoni të Premier League, nga “vikingu” Erling Haaland, nuk kanë munguar as urimet nga shokët e tij të skuadrës, teksa kësaj here ishte radha e Ilkay Gundogan për të “lavdëruar”, “makinerinë” e golave të Manchester City.
Në një postim të shpërndarë në profilin e tij zyrtar në Tëitter, Gundogan u shpreh i bindur se Haaland do të arrijë rekorde të tjera në të ardhmen, si dhe e uroi atë për arritjen aktuale.
“Jam i sigurt që do të arrihen shumë rekorde të tjera në vitet e ardhshme…
Urime për rekordin për më shumë gola në një sezon. Premier League”,- shkruajti Gundogan në postimin e tij.