Brighton arriti të triumfonte përballë Manchester United në sfidën e prapambetur të javës së 28-të në Premier League.
Skuadra e Roberto De Zerbit mori hak për eliminimin në gjysmëfinalet e FA Cup.
Trajneri italian, i cili po praktikon idetë e tij të një futbolli ofensiv dhe zbavitës, ishte i papërmbajtshëm pas triumfit ndaj “Djajve të Kuq”.
Vendasit siguruan tri pikët falë penalltisë së saktë të argjentinasit Mac Allister në minutën e 99-të.
“Ka një Zot edhe në futboll! Ne e merituam kualifikimin në finalen e FA Cup, por humbëm me penallti.
Ndërsa, tani triumfuam falë një penalltie. Në të dyja ndeshjet luajtëm më mirë se United”.
Numri një i pankinës së Brighton në fundin e ndeshjes u pyet se pse nuk e pa goditjen e penalltisë që solli fitoren.
“Ishte një moment shumë i vështirë dhe e përjetova në një tjetër mënyrë.
Ne e dominuam ndeshjen dhe shpërblimi erdhi vetëm në fund. Tani duhet të luajmë edhe gjashtë sfida të vështira.
Na duhet të fitojmë duke nisur nga e hëna përballë Everton”.
Aktualisht, Brighton renditet në vendin e gjashtë në Premier League me 55 pikë, një më shumë se Tottenham dhe Aston Villa.