Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon në fundjavë me ndeshjet e xhiros së 33-të.
Do të jetë një xhiro e jashtëzakonshme me shumë ndeshje interesante, ku padyshim kryesorja është në Gjilan.
Dy duele janë në program për ditën e shtunë dhe tre të tjera për të dielën.
Dukagjini pret para adhuruesve të vet Malishevën, derisa Trepça ’89 takohet me Drenicën.
Të dielën (15.00) dueli kryesor është ai mes Dritës dhe Ballkanit në Gjilan.
Ndeshje fantastike zhvillohet edhe në kryeqytet ku Prishtina pret Gjilanin, derisa Llapi pret Ferizajn.