Napoli është shpallur zyrtarisht kampion i Serisë A për sezonin 2022/23.
Të kaltërve u mjaftoi një barazim 1-1 në Udine për të fituar titullin e tretë në historinë e tyre.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, tifozët napoletanë lanë shkallët e stadiumit për të hyrë në fushë.
Tifozët nisën të kërkonin foto me lojtarët si dhe uniformat e këtyre të fundit.
Zielinski është “zhveshur” nga mbështetësit e Napolit, duke përfunduar me mbathje në festën e titullit kampion.
Pasi i kanë marrë tutat e sportit që kishte veshur, tifozët i kanë kërkuar polakut edhe fanellën.