Napoli do të përfitojë dhjetëra miliona euro

Futboll

Napoli do të përfitojë dhjetëra miliona euro

Më: 5 maj 2023 Në ora: 11:46
Tifozët

Paskuale Rsso, president i Dhomës së Tregtisë për rajonin e Kampanias, në një deklaratë për “Ansa”-n ka zbuluar se titulli do të sjellë përfitime prej disa milionë eurosh edhe për qytetin.

Lidhur me përftimet territoriale, ai shpjegoi: “Fitimi i titullit ka efekt të menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë në të gjithë zinxhirin e turizmit.

Nuk ka dyshim që ngjarja sportive ka tërhequr shumë vizitorë në qytet, sepse festimet që shoqërojnë pushtimin e titullit e për rrjedhojë folklorin, fenomenet popullore dhe imazhet që qarkullojnë në TV dhe faqet e huaja zgjojnë dhe vazhdojnë të zgjojnë shumë kuriozitet.

Sepse njerëzit duan të vijnë dhe të shohin se çfarë po ndodh dhe duan të shohin personalisht disa nga vendet simbolike që lidhen me futbollin dhe titullin.

Për rrjedhojë, përfitimet do të jenë në disa milionë euro”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat