Pesë gola në 21 prezenca në kampionat bëjnë që Zhunior Mesias të ketë arritur rekordin e tij me fanellën e Milanit të vendosur një vit më parë.
Për brazilianin, 26 prezenca sezonale dhe dëshirë për të treguar se sa vlen.
Për diçka të tillë ka përfituar edhe nga intervista e fundit e dhënë për televizionin e klubit.
"Gjithçka ndryshoi kur pashë stemën e Milanit në hyrje të selisë së klubit.
U dashurova menjëherë me këto ngjyra dhe historinë.
Pas takimit me Ibrën (Zlatan Ibrahimoviç), kuptova se sa shumë gjëra kishin ndryshuar në jetën time.
Herën e parë që drekuam në grup më tha se bëja mirë të flisja pak, por që edhe duhet të punoja shumë", tha Mesias.