Ish-mbrojtësi i Napolit, Fabio Cannavaro në një intervistë për “Corriere dello Sport” foli për shpalljen kampion të “axurrëve”.
Ai u shpreh se do të kishte dëshiruar të fitonte një titull me napolitanët.
“Isha katërmbëdhjetë vjeç kur Napoli fitoi titullin e parë, shtatëmbëdhjetë në të dytin.
Do të kisha dëshiruar të fitoja një titull si protagonist, por do të kënaqem si tifoz”.
Rikujtojmë që Kanavaro ka qenë pjesë e ekipit në vitet 1992-1995.