Napoli feston titullin e kampionit të shumëpritur.
Edhe futbollisti Blerim Xhemaili ka luajtur te Napoli mes viteve 2011 dhe 2014, është shprehur i lumtur për suksesin.
Ylli i FC Zurich dhe ish-lojtari i Napolit, Blerim Xhemaili flet për suksesin e Napolit.
“Është shumë i merituar.
Shfrytëzuan më së miri mundësitë e tyre”, shprehet i lumtur Xhemaili transmeton mediumi zviceran “Blick”.
Lojtarin e Zurich-ut takojmë në picerinë e tij të preferuar në Cyrih, “Arcade Pizzeria Napoletana”.
Ai kujton se askush nuk e kishte Napolin në listën e favoritëve para sezonit.
Edhe për shkak se lojtarët e kalibrit si Lorenzo Insigne, Dries Mertens dhe Kalidou Koulibaly ishin larguar nga klubi, shkruan mediumi zviceran.
Megjithatë, Napoli tani ka ekipin më të mirë në Serie A, është i sigurt Xhemaili.
“Unë nuk shoh një mesfushë më të mirë, asnjë sulm më të mirë.
Ata gjithashtu kanë qendërmbrojtësit më të mirë Kim Min-jae dhe Giovanni Di Lorenzo”.
Nuk duhet harruar as njeriu në fushë - Luciano Spalletti.
“Të gjithë ata që flasin për të e përgëzojnë me tonet më të larta”.