Shumë pak goditje dënimi për Liverpoolin? Nuk ka problem, ish-lojtari i West Ham, Frank McAvennie ka “këshillat” e duhura për Të Kuqtë dhe për Jurgen Klopp.
Duke folur për Football Insider, ish-lojtari nënvizoi se si të zgjidhet çështja e disa goditjeve të dënimit në favor, duke këshilluar trajnerin gjerman që të bëjë një bisedë me Mohamed Salah dhe ta shtyjë atë të… hidhet më shpesh.
Duke iu referuar fillimisht ngjarjeve të fundit mes trajnerit gjerman dhe gjyqtarit Tierney, McAvennie tha:
“Unë mendoj se problemi i Klopp nuk është me të gjithë gjyqtarët në Premier League, por me Paul Tierney”.
Duke kaluar më pas te numri i pakët i goditjeve të dënimit të fituara nga skuadra këtë sezon: “Salah shpesh qëndron në këmbë kur preket, ndërsa shumë lojtarë ndoshta do të binin.
“Ndoshta Klopp duhet të flasë me të dhe t’i thotë të hidhet më shpesh.
Mendoj se problemi i Salah këtu është se ai qëndron shumë në këmbë, por ai është një lojtar i madh".