Një tjetër derbi i kampionatit të Malit të Zo do të zhvillohet pa tifozë, edhe një herë skuadra shqiptare Deçiqi i Tuzit do të jetë nikoqir formal.
Komisioni për Siguri i Federatës së Futbollit të Malit të Zi ka marrë vendim që ndeshja e javës së 33-të të Meridianbet 1 CFL ndërmjet Deçiqit dhe Sutjeskës të luhet pa praninë e publikut, njoftoi klubi i Sutjekës së Nikshiqit.
Ndeshja do të luhet të dielën (20:00) në kampin stërvitor të OFK Titogradit në Aeroportin e Vjetër.
Gjatë kësaj pranvere, ndeshjet mes Deçiqit dhe Buduçnostit, si dhe derbi i fundit i sezonit ndërmjet Sutjeskës dhe Buduçnostit në Nikshiq, janë luajtur pa praninë e publikut.