Trajneri i Crystal Palace, Roy Hodgson, u ka kërkuar lojtarëve të tij që të punojnë që ta ndalojnë sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.
Crystal Palace, e cila aktualisht gjendet në pozitën e njëmbëdhjetë në Premier League, pritet të ndeshet me Tottenhamin të shtunën, që në tabelë është në vendin e shtatë.
Sulmuesi i "Spurs" dhe i Anglisë ka shënuar njëzet e pesë herë këtë sezon në Premier League. Hodgson e ka cilësuar Kanen si një nga lojtarët më të mirë në futbollin botëror.
“Kam një respekt të jashtëzakonshëm për Harry Kane.
Ai bëri debutimin e tij me Anglinë ndërsa unë isha trajner dhe me kalimin e viteve e kam parë atë të bëhet gjithnjë e më i mirë dhe të shkaktojë kërdi kundër pothuajse të gjitha mbrojtjet me të cilat ai takohet”, ka thënë ai.
"Kane është një nga lojtarët më të mirë në futbollin botëror dhe është një golashënues i jashtëzakonshëm.
Ne do të duhet të përpiqemi të kufizojmë sa më shumë që të mundemi çdo shërbim të mirë ndaj tij".