James Milner do të largohet nga Liverpooli pas tetë sezoneve të kaluara në “Anfield”.
Megjithatë, mesfushori anglez nuk do të largohet nga Premierliga pasi do të transferohet të Brighton Hove & Albion.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se tashmë një marrëveshje mes palëve është arritur.
Milner me “Pulëbardhat” do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.
Rreth kësaj lëvizjeje është deklaruar edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.
“Mund të them se kam pasur biseda vërtet të mira me të. Ai e di se sa lart e vlerësoj, është vendimi i tij.
Asnjë nga gjërat pozitive gjatë 7 viteve e gjysmë nuk do të kishte ndodhur pa James Milner”, është shprehur gjermani.
37-vjeçari te Brightoni do të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata me Liverpoolin i skadon në verë.
Ai pritet të jetë përforcimi i dytë i Brightonit për sezonin e ardhshëm, pasi raportohet se klubi ka siguruar edhe shërbimet e Joao Pedro, sulmuesit të Watfordit.