Të dielën në Çair, me fillim në orën 17:00, luajnë Shkupi dhe Shkëndija, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të të Ligës së parë të Maqedonisë së Veriut.
Takimi është cilësuar si ndeshje me rrezik të lartë, andaj MPB nuk lejon praninë e tifozëve mysafirë në tribunat e stadiumit.
Në renditjen tabelore, Struga Trim Lum është lidere me 59 pikë.
Shkëndija e ndjek me pesë pikë më pak, kurse Shkupi i treti me 52 pikë, tre javë para përfundimit të sezonit futbollistik.