Sulmuesi brazilian Hulk, i cili ka luajtur për Porton dhe Zenitin në Evropë (aktualisht luan për Atlético Mineiron, në Brazil), ka vendosur t’i bëjë një dhuratë të shtrenjtë vetes: ai ka blerë një aeroplan (Hawker 400XP), që ka kushtuar 7.4 milionë euro.
Sipas shtypit brazilian, aeroplani është i personalizuar me emrin e sulmuesit dhe ka kapacitet prej gjashtë pasagjerësh. Avioni është projektuar për udhëtime të shkurtra.
Hulk ka marrë tashmë në pronësi aeroplanin, i cili ndodhet në aeroportin Pampulha.
Plani i tij është ta përdorë Hawker 400XP për të vizituar familjen e tij në Paraíba dhe për të kursyer kohë në udhëtim.