Kjo e shtunë do të jetë e veçantë për Klaus Gjasulën.
Kjo, pasi mesfushori i kombëtares shqiptare mund të sigurojë kthimin pas tre vitesh përsëri në Bundesligë.
Futbollisti është pjesë e skuadrës së Darmshtad që aktualisht është ne vendin e parë ne renditjen e e Bundesligës 2.
Ndeshja e kësaj të shtune ndaj St. Pauli bëhet kësisoj vendimtare, pasi në rast fitoreje, Darmshtad do të siguronte matematikisht diferencën nga ekipet ndjekëse për një vend në elitën e futbollit gjerman në edicionin tjetër.
Një mundësi e shkëlqyer për 33-vjeçarin kuqezi që të bëhet edhe një herë protagonist në elitën e futbollit gjerman, ku ka luajtur vetëm një sezon me fanellën e Paderborn.
Një sezon i veëm, por ku hyri në listën e rekordeve të Bundesligës, duke u bërë futbollisti me më shumë kartonë të verdhë në një edicon, pasi u ndëshkua 17 herë me të tillë.