Marrëdhënia mes Lionel Messit dhe klubit të Paris Saint-Germain duket totalisht e krisur.
Klubi vendosi të pezullojë argjentinasin pas udhëtimit pa leje në Arabinë Saudite teksa “pleshti” tashmë nuk është më i pranuar në kryeqytet as nga tifozeria e parizienëve.
Një histori që pritet të përfundojë pa lavdinë e menduar teksa trajneri Christophe Galtier komentoi për herë të parë mbi vendimin e drejtuesve të klubit për të pezulluar Messin.
“U informova në fillimin e javës mbi vendimin e klubit për të pezulluar Leon.
Është një vendim i marrë nga drejtuesit dhe unë preferoj të mos e komentoj. Jam thjesht një punonjës i PSG dhe nuk mund të komentoj mbi të tilla vendime”, u shpreh Galtier.