Shqiptari shënon në derbin spanjoll, udhëheq listën e shënuesve 

Futboll

Shqiptari shënon në derbin spanjoll, udhëheq listën e shënuesve 

Nga: K. Goca Më: 5 maj 2023 Në ora: 22:58
Myrto Uzuni

Futbollisti shqiptar, Myrto Uzuni, ka realizuar gol nga penalltia në derbin spanjoll. 

Uzuni u paraqit titullar dhe e ka ndihmuar Granadën që të merr pikë në Alaves.

Granada ka barazuar me rezultat 1:1 me Alaves-in, në derbin e madh të javës së 39-të të Ligës së Dytë të Spanjës.

Uzuni ka shënuar në minutën 22-të nga penalltia dhe Rioja ka barazuar në atë të 66-tën.

Granada edhe pse mbetet me një lojtar më pak nga minuta e 59-të kur u përjashtua Ruiz, ia doli të merr pikë.

Vendasit patën rastin për fitore në minutën e 88-të por Sevilla ka dështuar nga penalltia.

Uzuni udhëheq listën e shënuesve me 22 gola, katër më shumë se De Haro i Mirandes, që renditet në vend të dytë. 

Eibar kryeson me 69 pikë, duke lënë pas Granadën me 66, Alaves-in 66, Levanten 65, Las Palmasin 64, Albaceten 59 sosh etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat