Ademi shijon fitoren e parë në kampionatin kinez

Futboll

Ademi shijon fitoren e parë në kampionatin kinez

Nga: K. G. Më: 5 maj 2023 Në ora: 23:26
Ademi

Futbollisti shqiptar, Arijan Ademi, reprezentues i Maqedonisë së Veriut, ka shijuar fitoren e parë në kampionatin kinez.

Ademi me Beijing Guoan shënuan fitore në udhëtim, me rezultat 1:0 ndaj Henan Songshan Longmen.

Pas tre barazimeve e një humbje, më në fund Ademi me ekipin e tij i gëzohen fitores së parë në kampionatin e ri.

Autor i golit është Yang Liyu (56')

Beijing Guoan renditet në vend të 7-të me 6 pikë e Henan Songshan Longmen në të 14-tin me 3 dhe Shanghai Shenhua kryeson me 13 pikë pas pesë javësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat