Alvarez, pasues i Benzemas të Reali?

Futboll

Alvarez, pasues i Benzemas të Reali?

Më: 6 maj 2023 Në ora: 11:16
Alvarez

Sulmuesi i Manchester Cityt, Julian Alvarez raportohet se mund të jetë pasues i Karim Benzemas tek Real Madridi.

Trajneri i ‘Los Blancos’ ditë më parë deklaroi se “Realit i duhet një sulmues cilësorë pasi Benzema tashmë është në moshë”.

Sipas “Fichajes”, Real Madrid e sheh sulmuesin e Manchester Cityt, Julian Alvarez, si lojtar ideal për të zëvendësuar asin francez Karim Benzeman.

Megjithatë, thuhet se ky transferim do të jetë i vështirë për Real Madridin pasi Alvarez me ‘Qytetarët’ ka kontratë deri në vitin 2028 dhe se Manchester City nuk dëshiron ta shesë yllin e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat