Guardiola gati të godas Barçën, e do De Jong-un

Futboll

Guardiola gati të godas Barçën, e do De Jong-un

Më: 6 maj 2023 Në ora: 11:16
Guardiola

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është gati të godas ish-klubin e tij, Barcelonën.

Strategu spanjoll dëshiron që gjatë kësaj verë, të transferojë mesfushorin e ‘Blaugranave’, Frenk De Jong.

Gazetari Dean Jones për “GiveMeSport”, ka thënë se Manchester City është i interesuar të nënshkruajë me De Jong e Barcelonës në afatin kalimtar të verës.

Sipas tij, Guardiola e admiron prej kohësh holandezin.

Ndryshe, reprezentuesi holandez prej kohësh kërkohet nga Manchester United dhe Juventusi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat