Pas Korçës dhe Durrësit është radha e Vlorës për stadiumin e ri.
Në qytetin bregdetar po zhvillohet finalja e prezantimit të projekteve që duan të fitojnë të drejtën e ndërtimit të stadiumit të ri.
Në garë mes tyre ndodhen 3 studio prestigjioze të arkitekturës bashkëkohore: FUKSAS (Itali), OPPENHEIM Arkitekturë (SHBA & Zvicër) dhe XDGA (Belgjikë).
Impianti i ri sportiv do të jetë multifunksional, një model i ngjashëm me “Air Albania”, stadiumin e kryeqytetit. Synimi është që stadiumet të bëhen edhe motorë zhvillimi ekonomik e social.