Lautaro Martinez është padyshim një nga lojtarët më kyç të Interit.
Sulmuesi argjentinas është në një formë të jashtëzakonshme ku golat dhe performanca e tij janë duke shtyrë Interin përpara.
Pas një interesimi fillestar nga Anglia, ku Manchester United thuhej se ishte i gatshëm të ofronte 80 milionë euro për sulmuesin zikaltër, tashmë duket se edhe Chelsea kërkon të flirtojë me zikaltërit për kartonin e Lautaros.
Sipas raportimeve nga “Football Insider”, Chelsea është gati të ofrojë 70 milionë euro për sulmuesin argjentinas të Interit.
Drejtuesit e klubit zikaltër nuk kanë ndërmend të shesin kartonin e Lautaro Martinez, ku këtë gjë e kanë bërë të qartë me kohë duke theksuar se ai është e ardhmja e projektit të klubit.