Arteta gjen zgjidhjen te një kroat

Futboll

Arteta gjen zgjidhjen te një kroat

Më: 6 maj 2023 Në ora: 13:12
Sutalo

Arsenali do të luajë sezonin e ardhshëm në Champions League.

Skuadra ka nevojë për përforcime, sidomos në prapavijë.

Drejtuesit e klubit londinez po ndjekin me interes një kroat. Josip Sutalo luan me Dinamon e Zagrebit, ndërkohë që është edhe pjesë e kombëtares kroate.

23-vjeçari shtatlartë, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 20 milionë euro, pëlqehet shumë nga trajneri Mikel Arteta.

Drejtuesit e Arsenalit po përgatisin ofertën e parë zyrtare për homologët e Dinamos së Zagrebit.

Sutalo ka dalë nga akademia e rekordmenëve të futbollit kroat, që duan të përfitojnë sa më shumë nga shitja e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat