Teuta ka mbyllur sot përgatitjet për takimin e radhës në Durrës ndaj Tiranës.
Pasi mbylli përgatitjet, “djemtë e detit” do të akomodohen në hotel në prag të sfidës.
Teuta do të ketë një mungesa në ndeshjen nesërme.
Trajneri Edi Martini duhet të bëjë llogaritë pa Karabecin e dëmtuar.
Mesfushori vazhdon ende periudhën e riaftësimit dhe nuk do të jetë në këtë sfidë.