Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel insiston të ribashkohet me anësorin e Barcelonës, Ousmane Dembele-n.
Strategu gjerman i ka kërkuar ‘Bavarezëve’ të nisin negociatat me katalonasit për transferimin e francezit në ‘Alianz Arena’.
Tuchel ka punuar me Dembele-n tek ish-klubi i tyre, Borussia Dortmund. Reprezentuesi francez në vitin 2017 iu bashkua Barcelonës nga ‘milionerët’ e Gjermanisë.
Tuchel dëshiron ta ketë në skuadër francezin për sezonin e ardhshëm. Kontrata e Dembele-s ka klauzolën prej 50 milionë eurosh.
Anësori francez po monitorohet edhe nga Manchester United dhe PSG.