Frenk Lampard këmbëngul se tifozët e Çelsit duhet të nisin të pranojnë se klubi i tyre nuk është më një skuadër e tetë vendeve të para, ndërsa trajneri i ka kërkuar futbollistëve të tij të tregojnë një krenari të jashtëzakonshme në ndeshjet e mbetura të sezonit.
44-vjeçari ka regjistruar vetëm humbje në 6 ndeshjet që drejton ish-skuadrën e tij pas shkarkimit të Graham Poterit. Dhe përpara ndeshjes së sotme me Bornmëthin, londinezët renditen në vend të 12-të.
“Ne te Çelsi kemi qenë me fat për 20 vjet.
Tifozët mund të jenë të zhgënjyer dhe duan më shumë për shkak të standardit që janë mësuar të shohin në dy dekadat e fundit.
Këtë sezon ne nuk do të shkojmë në Champions apo 8 vendet e para.
Jo të gjithë tifozët duan ta dëgjojnë këtë, por është e vërteta në të cilën ndodhemi”, tha Lampard në konferencë.