Futbollisti i skuadrës shqiptare, Voska Sport, Ljupçe Trpeski, flet në prag të derbit lokal ndaj Ohrid Lihnidos.
Voska është mobilizuar sot (17.00) për fitoren në kuadër të Ligës së dytë të Maqedonisë së Veriut.
Me fitore Voska futet në elitën e futbollit maqedonas.
“Ne jemi të gatshëm për këtë ndeshje derbi.
Përballjet me Ohrid Lihnidos gjithnjë janë shumë interesante, ashtu që edhe në këtë ndeshje do të dëshmojmë se Ohri meriton të ketë përfaqësues në elitën e futbollit vendor.
Ne si skuadër jemi të gatshëm të dëshmojmë se jo rastësisht jemi në krye të tabelës së klasifikimit dhe besojmë se fitorja dhe pikët do të jenë tonat”, thotë Trpeski.